Nagelsmani është i kënaqur përgjysmë nga Bajerni i tij

Bavarezët janë praktikisht kampionë të dimrit, ndonëse ky titull u ka ardhur në majë të hundës. Trajneri Julian Nagelsman drejtoi një tjetër ndeshje në stol për Bajernin, një fitore 2-1 ndaj Maincit në “Alianc Arenën” e boshatisur sërish nga kovidi, ndërsa fjalët e tij pas sfidës ishin “gjymë të ëmbla”. Nagelsmani vlerësoi Maincin si skuadër shumë të mirë, por theksoi se “ishin gabimet tona që na e vështirësuan fitoren”. “Ne e nisëm ndeshjen mirë, por pastaj sikur u lodhëm, – tha ai, – ne luajtëm shumë ngadalë”. Gjithsesi, Bajerni reagoi pas pushimit. “Ne patëm energji dhe fuqi të mëdha nga nisja e pjesës së dytë deri në minutën e 88-të, – thotë trajneri, – një reagim shumë i mirë”.

Sfidanti.al