Kështu thotë mesfushori i Empolit i pyetur nga “La Gazeta delo Sport”. Nedim Bajrami është kthyer sërish në modë në Serinë A ndërsa shënoi gol dhe shërbeu asist në fitoren 3-1 të Empolit ndaj Udinezes, dhe mediat italiane kanë nisur sërish me intervistat. “Pozicioni im i preferuar është prapa dy sulmuesve, – thotë 22-vjeçari, – por, mund të luaj edhe në skemën 4-3-3 duke u vendosur në krah. Në karrierën time jam frymëzuar nga Zinedin Zidan”. i pyetur për zgjedhjen që bëri me kombëtaren, Bajrami deklaroi se “zgjodha Shqipërinë me zemër”. Futbollisti ka qenë pjesë e ekipeve kombëtare të Zvicrës, por bëri një zgjedhje tjetër më pas.
Sfidanti.al