Zinedine Zidane e ka pranuar se sistemi 4-3-3 ia siguroi tri pikë dhe se edhe ai gabon si të tjeret.
Real Madridi e nisi sfidën kundër Osasunës me sistemin 3-5-2, skemë kjo që nuk i solli asgjë të re Real Madridi as ndaj Sevillas ku humbën 2:1, dhe gjithashtu nuk bën paraqitje të mirë në 45 minutat e pjesës së parë edhe kundër Osasunës.
Lëndimi i Danilos në minutën e 52’të, e shtyu Zidanin që të ndryshojë skemën, i cili deri në fund luajti me 4-3-3, skemë kjo që sipas francezit, ia dhuroi skuadrës së tij tri pikë.
“Tre qendërmbrojtës? Dëshironim të shfrytëzonim Marcelon dhe Danilon nga krahët dhe të kishim më tepër ekuilibër. Asgjë më shumë”, tha fillimisht Zizu.
“Lëndimi i Danilos bëri që ne të ndryshojmë sistemin. Më pas ne kishim më shumë kontrollin e ndeshjes dhe morëm tre pikë duke luajtur në këtë mënyrë”, shtoi ai.
“Perqendrimi? Nuk e di nëse është mungesë koncentrimi, por kemi mundur të shënojmë golin e dytë dhe ata na barazuan. Këta gjëra mund të ndodhin sepse rastet duhen shfrytëzuar. Kishim më tepër ekuilibër në pjesën e dytë. Nuk ka shumë diferencë ndërmjet ekipeve në këtë fushë”, shtoi mes tjerash trajneri francez.