Trajneri italian i Celsit, Antonio Konte, është mjaft i kënaqur me formën e mbrojtësit brazilian, David Luiz që u kthye, verën e kaluar, te Celsi, pasi, më 2014, iku të PSZH-ja. Cmimi që pagoi ekipi londinez për transferimin e tij, ishte 35 milionë euro, por, sikurse del, tani ai ka shlyer mjaft mirë veten. “Jam shumë i kënaqur me lojën e tij, ashtu si edhe me lojën e lojtarëve të tjerë. U them, vazhdimisht, lojtarëve të mi se duhen shumë përpjekje që të bësh diçka të rëndësishme, por vetëm një gabim zhduk gjithçka. Ai (Luiz) përqendrohet në çdo ndeshje. Kur luani në mbrojtje, duhet të jeni i përqendruar në çdo moment”, vë në dukje Antonio Konte.
Sfidanti.al