Bundesliga mbush 5 000 penallti në histori, e fundit është ajo e Levandovskit

Ishte minuta e 77-të e ndeshjes në “Signal Iduna Park” dhe gjyqtari tepër i diskutuar tashmë, Feliks Cvajer, akordoi 11-metërsh për Bajernin e Mynihut. Roberto Levandovski shënoi e ndoshta polaku nuk e dinte se ai po ekzekutonte penalltinë numër 5 000 në historinë e Bundesligës gjermane. Nga këto rreth 75 për qind janë shënuar, ndërsa rreth 18 për qind janë pritur nga portierët. Revista “Kiker” intervistoi një nga gjuajtësit legjendarë të penalltive, ish-portierin Hans Jërg But, që shkëlqeu sidomos me Leverkusenin. But bashkë me Levandovskin janë rekordmenët sepse kanë shënuar nga 17 penallti radhazi, sepse portieri nuk ishte vetëm në rolin e portierit, por edhe në atë të ekzekutuesit. “Nëse Levandovski do ta kishte fituar Topin e Artë, ky krahasim do të ishte bërë edhe më i vlefshëm, – thotë But duke qeshur, – ndonëse unë nuk i jap shumë rëndësi”.

Sfidanti.al