Është sot zv. presidenti i klubit milanez, një nga shtyllat që e bëjnë më të qendrueshëm dhe një nga legjendat e mëdha të skuadrës. Havier Zaneti vërtet ka lindur argjentinas, por ka luajtur 20 vjet me fanelën e Interit që nga 1995-sa deri në 2014. Ai fitoi gjithçka me zikaltërit, përfshi Championsin dhe disa tituj në Serinë A, ndërsa mban rekordin e më shumë ndeshjeve (858). Fanelën me numër 4, Interi e ka tërhequr. Gjithsesi, në një intervistë me gazetën “Marka” në prag të duelit në “Bernabeu” ndaj Realit, Zaneti thotë se ishte një moment kur madrilenët e kërkuarn. “Drejtor sportiv ishte Valdano dhe Reali më kërkoi, – pohon ai, – por, unë vendosa të vazhdoja tek Interi sepse e quaja shtëpinë time”. Zaneti është një nga lojtarët e rrallë që në Europë ka luajtur vetëm për një ekip, ndërsa për ndeshjen e sotme, Real-Inter, thotë se do të jetë e fortë dhe e ekuilibruar.
Sfidanti.al