Kur Ronaldo thoshte: Unë jam lojtari i parë, i dytë dhe i tretë më i mirë në botë!

Nuk e ka pasur problem të lavdëronte veten dhe vazhdon të mos e ketë, ndonëse tani flet më pak. Kristiano Ronaldo, ashtu si Zllatan Ibrahimoviç apo Zhoze Murinjo, është nga ata njerëz që nuk pret që ta vlerësojnë, por e bën ai i pari. Ndërsa superylli portugez i bëri një “pëlqim” një postimi në rrjetet sociale ku e quante “vjedhje” fitoren e Topit të Artë nga Lionel Mesi, është koha të kujtojmë se çfarë thoshte ai në 2008, kur fitoi Topin e parë të Artë personal. “Unë jam lojtari i parë, i dytë dhe i tretë më i mirë në botë”, – u shpreh Kristiano në 2008, kur triumfoi me Mançester Junajtidin duke fitur Premier Ligën dhe Championsin. Në 2012, ndërkaq, muzika ndryshoi pak pasi Mesi kishte fituar 4 Topa të Artë radhazi si dhe 3 La Liga. Atq vit, Ronaldo e fitoi La Ligën e parë me Murinjon, dhe tha se “nuk mund të krahasohet Ferrari me një Porshe sepse kanë motorë të ndryshëm”, duke nënkuptuar se edhe ai, edhe Mesi kishin të drejtë ta cilësonin veten si më të mirin në botë.

Sfidanti.al