Finalja e Kupës tregoi hallet e futbollit të femrave në Angli!

Ishin rreth 41 000 tifozë në këtë ndeshje për trofe në “Uembli”. Edhe pse organizatorët kishin shpërndarë 47 000 bileta, jo që të gjithë erdhën, ndërsa më shumë se gjysma e stadiumit ishte bosh për finalen e Kupës së Anglisë në futboll për femra. U luajt një derbi i Londrës fituar 3-0 nga Çelsi ndaj Arsenalit, dhe lumturia për vajzat me fanela blu ishte e madhe.

Gjithsesi, në Angli ka debat pikërisht për hallet e futbollit të femrave. Finalja u luajt në 100-vjetorin e ndalimit të këtij sporti për vajzat dhe gratë në Britaninë e Madhe (1921), në atë që cilësohej ndoshta si vendi më i zhvilluar i botës për atë kohë, por jo kur vinte puna për gjysmën femërore të popullsisë. Po ashtu, finalja u luajt 50 vjet pas ndalimit që iu bë një gare të tillë në Angli, pasi finalja e parë u luajt në 1971. Në “Uembli” u prezantua trofeu i atëhershëm dhe e pranishme ishte ish-lojtarja e Partik Thisëllit, Elizë Kuk, që ishte me lot në sy. Kërbi dhe dy herë Kerr shënuan për Çelsin.

Sfidanti.al