Mesi sërish vuan në Francë, Topi i Artë ishte “drogë e fortë” për superyllin

Prej dy ndeshjesh radhazi që pasi triumfoi në ceremoninë e “Frans Futbollit”, argjentinasi nuk po e tregon veten. Kanë kaluar vetëm 6-7 ditë që kur shërbeu 3 asiste në fitoren e Paris SG në Ligën e Parë të Francës ndaj Sent Etienit, por më pas Mesit nuk i eci aspak ndaj Nisës dhe tani Lensit. Përfundoi 1-1 në fushën e Lensit, madje kryesuesit e kampionatit shpëtuan në minutën e fundit të ndeshjes me golin e ish-mesfushorit të Liverpulit, Vajnaldum, pas krosimit të Kilian Mbapesë. Vendasit shënuan të parët me Seko Fofananë dhe Mesi vuajti shumë, por gjithsesi në ligë i kanë punët lehtë pasi edhe Olimpiku i Marsejës humbi, pra diferenca me vendin e fundit është 13 pikë.

Sfidanti.al