Pësoi humbjen e dytë në shtëpi në Serinë A, pas asaj që i ndodhi ndaj Milanit. Këtë herë ishte më e rëndë pasi Interi fitoi 3-0 (Milani ia doli 2-1), ndaj edhe Zhoze Murinjo ishte fare i tërbuar. Trajneri i Romës fillimisht nuk deshi të përgjigjej ndaj një pyetjeje të bërë nga një gazetar. “Puna jonë është shumë më e vështirë sesa puna juaj dhe për këtë arsye ne paguhemi shumë më tepër sesa ju”, – tha me arrogancë dhe mungesë respekti Murinjo. Nuk është hera e parë që portugezi bën “numra” të tilla, të cilët siç kuptohet nuk i kanë bërë aspak nder dhe nuk e kanë ndihmuar të respektohet më shumë. Përpara sesa të ndodhte konflikti, Murinjo u përgjigj për disa pyetje duke pranuar se “Interi është objektivisht më i fortë se ne, vitin e kaluar ishte 29 pikë mbi Romën, ndërsa ne patëm 3 raste të mira për gol, dy prej të cilëve ishin në rezultatin 0-0”.
Sfidanti.al