Ronaldo mund të mungojë në debutimin e Rangnikut për një shkak banal

Një festim goli pritet t’i kushtojë shtrenjtë, të paktën një ndeshje, dhe shpresohet që jo më shumë. Kristiano Ronaldo pritet të mungojë në sfidën e Mançester Junajtidit ndaj Kristël Palasit në Premier Ligë këtë të diel, që është njëkohësisht edhe debutimi i trajnerit Ralf Rangnik në stol. Sipas mediave angleze, CR7 ka dëmtuar gjurin ndërsa kërceu në ajër për të festuar rrjetën e fitores 3-2 ndaj Arsenalit në “Old Traford”. Gjithsesi, dëmtimi në gju u kuptua pasi ai vrapoi gati 100 metra për 12 sekonda në minutën e 87-të në një kundërsulm të Junajtidit. Trajneri Karrik e zëvendësoi menjëherë me Antoni Marsialin dhe portugezi doli nga fusha duke ecur me vështirësi.

Sfidanti.al