Reali kërkon të “blindojë” yjet: Asnjë euro nuk do t’i falim PSG-së!

Kilian Mbape duket gjithnjë e më pranë Madridit, por në “Santiago Bernabeu” tremben nga hakmarrja pariziene. Presidenti i PSG-së, Al Helaifi, i mbështetur nga qindra milionë euro të Katarit, mund të kërkojë lojtarë nga Reali ndaj edhe klubi “merenges” po merr masat për të pasur gjithçka të “blinduar”. Klauzolat e transferimit e vendosura në kontratat e reja do të jenë të çmendura, deri në 1 miliardë euro, dhe kjo flitet për Valverden (që ka rinovuar), me Rodrigon, Vinisiusin e Militaon, që pritet të bisedojnë me klubin sa më shpejt. Benzema ka rinovuar, ashtu si edhe Kurtua, por Reali po mendon të mbajë të lidhur fort edhe lojtarët e ekipit të dytë, Kastiljes. “Asnjë euro për PSG-në”, – thotë “Marka”, se përmendet shpesh në zyrat e Realit.

Sfidanti.al