Kuptohet që festat dhe dëshira për jetën e “ëmbël” ndikuan që ai të mos bënte sakrificat e domosdoshme që kërkon futbolli. Gjithsesi, talenti nuk vdes thuajse në asnjë moshë dhe Ronaldinjo e kujtoi këtë gjë me një gol të stilit të tij në një ndeshje bamirësie në Brazili. Në moshën 41-vjeçare, ai hyri në zonë dhe e goditi topin nga poshtë me hark. Sfera mori një trajektore të habitshme duke “iu bindur” mjeshtrit e duke përfunduar në rrjetë pak poshtë traut. Një nga legjendat e mëdha të Brazilit për të gjitha kohët, ai i bëri këto mrekulli kur ishte tek Barcelona dhe në Kupën e Botës në 2002 që e fitoi në krah të Ronaldos e Rivaldos, ashtu si Kupën e Amerikës dhe Kupën e Konfederatave.
Sfidanti.al