Barcelona dëshiron treshen Dani Olmo-Ferran Torres-Karim Adejemi!

Nuk dihet se ku do t’i gjejnë paratë, por drejtuesit në “Kamp Nou” janë të vendosur për manovra të mëdha. Barcelona kërkon të ketë një vijë sulmi me potencial të madh dhe moshë të re, që mund të ketë sukses për shumë vjet. Emrat janë Dani Olmo, Ferran Torres dhe Karim Adejemi. Ky i fundit pëlqehet edhe nga Liverpuli, ndërsa pritet që kartoni i tij të arrijë në 40 milionë euro. Mediat katalanase shkruajnë se drejtuesit e Barcelonës do të takohen javën që vjen me agjentin e Olmos, ndërsa vetë Torresi i ka thëë Sitit se dëshiron të shkojë në Katalonjë. Adejemi është një emër i rëndësishëm që do të jetë qendërsulmuesi në repartin sulmues me 3 lojtarë. Nëse presidenti Laporta dhe trajneri Ksavi ia dalin të marrin këto përforcime, atëherë “blaugradët” do të forcoheshin shumë.

Sfidanti.al