PSG ëndërron rinovimin e Mbapesë, por i duhet edhe Markinjosi

Drejtori sportiv, Leonardo, deklaroi se për kontratat e reja “ka shpresë për sa kohë të ketë mundësi matematike”. Ëndrra e Paris SG është rinovimi me Kilian Mbapenë, i cili vazhdon të mos u përgjigjet ofertave të klubit dhe me shumë gjasë do të largohet verën e ardhshme tek Reali i Madridit. Gjithsesi, klubi francez nuk ka çfarë bën, por ndërkaq punon që të mbajë pjesën tjetër të skuadrës. Pasi u mor Lionel Mesi dhe pasi u rinovua me Nejmarin, kanë nisur bisedimet me kapitenin Markinjos. Qendërmbrojtësi brazilian është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, aq më tepër pas largimit të Tiago Silvës dhe shpresohet që kontrata e tij të zgjatet deri në 2026.

Sfidanti.al