“Pro” dhe “kundër” Topit të Artë të Mesit, ka polemika si në 2010-ën!

Polemikat janë po aq të mëdha sa në 2010. Lionel Mesi fitoi Topin e Artë me vetëm 33 pikë më shumë sesa Robert Levandovski, dhe ndjenjat ishin të përziera, siç ndodhi kur argjentinasi triumfoi ndaj Ksavit e Iniestës. Përshtypja gjerësisht ishte që Levandovski duhej të fitonte, dhe vetë Leo reagoi kështu. “Falenderoj Robertin, ishte një nder për mua që ishte në konkurrim me të. Mendoj se ai e meriton Topin e Artë. Vitin e kaluar e gjithë bota e di se ai ishte fituesi i madh, dhe mendoj se “Frans Futbolli” duhet të të japë Topin që ti e meriton”. Kjo u vlerësua, gjerësisht, por polemikat nuk munguan.

Natyrisht të shumtë ishin me Mesin. “Përgëzime Leo për një tjetër Top të Artë! – shkruajti legjenda braziliane Pele në “Instagram”, – Sigurisht një homazh i drejtë për një talent të jashtëzakonshëm! Shtatë herë, shumë faleminderit!” Ronaldinjo, superylli brazilian që luajti me Mesin e përgëzoi gjithashtu argjentinasin, duke shtuar se do të kishte fitore të tjera. Ish-kapiteni i Barcelonës, Karles Pujol, thekson se “nuk pata dyshim, Leo! Ti je më i miri!”

Bajerni vlerësoi Levandovskin: Ti je sërish më i miri për ne, Urime Lionel Mesi për Topin e Artë!” Kritik ish-kampioni i botës i Gjermanisë, Lotar Mateus, që e cilëson Mesin të barabartë me Maradonën. “Nuk e kuptoj me të vërtetë se çfarë po ndodh, – tha ai, – me gjithë respektin për Mesin, nuk e kuptoj sesi nuk fitoi Levandovski”. i ashpër edhe ish-kapiteni i Spanjës dhe Realit, Iker Kasijas: “Sa më shumë kalon koha, aq më pak besim kemi tek çmimet e futbollit”.

Levandovski pati gjithashtu një reagim. “Përgëzime Leo Mesi dhe Aleksia Putejas për Topin e Artë. Unë mora titullin e sulmuesit të vitit, por askush nuk mund të fitojë pa skuadrën”, – shkruajti polaku. Levandovski fitoi Çmimin e krijuar enkas për të, atë të Sulmuesit të Vitit, ndërsa niveli i golave i tij është i jashtëzakonshëm. Ylli i Bajernit shënoi 47 në 2020, dhe 64 në 2021, 13 më shumë se ndeshjet e luajtura.

Sfidanti.al