Ka qenë padyshim një nga më të mirët e sezonit. Ernest Muçi ishte një zbulim në futbollin polak duke treguar talentin dhe efikasitetin për Legian e Varshavës, por dhjetori nuk do ta gjejë në fushë. Futbollisti i kombëtares shqiptare pësoi dëmtim në ndeshjen e mesjavës në Ligën e Europës, humbur 1-3 në Angli ndaj Leisterit, dhe pas vizitave mjekësore u përcaktua koha e riaftësimit. Kampionia e Polonisë informon me komunikatë zyrtare se Muçi do të duhet të mungojë disa javë për shkak se ka ndrydhur këmbën. Kjo do të thotë se 21-vjeçari kuqezi do të humbasë ndeshje në Superligën polake, Ekstraklasa, në Ligën e Europës dhe në Kupën e Polonisë, si ndaj Krakovias, Spartakut të Moskës dhe Motorit të Lublinit.
Muçi u transferua nga Tirana tek Legia në fillim të këtij viti dhe iu desh një periudhë përshtatjeje në futbollin polak. Gjithsesi, pas disa muajve ai fitoi besimin e trajnerit dhe këtë edicion po luan shpesh si titullar. Në 2020-2021, Muçi ka shënuar 5 gola dhe ka shërbyer 1 asistë në 24 ndeshje në të gjitha konkurrimet në Poloni dhe në Europë, ndërsa ka qenë në fushë për më shumë se 1 100 minuta.
Sfidanti.al