Bilardisti uellsian kërkon falje për gjumin në ndeshjen e kampionatit

Me të vërtetë mbeti i turpëruar, ndonëse padyshim që ka pasur arsye të ndihej i lodhur. Bilardisti nga Uellsi, Mark Uilliams, u fotografua ndërsa e kishte zënë gjumi gjatë një ndeshjeje të kampionatit britanik. Ai po ndeshej me Entoni Hamiltonin dhe ishte në avantazh, por ndërsa kundërshtari kishte radhën për të luajtur, Uilliamsin e ulur në kolltuk e zuri gjumi. “Ju kërkoj falje për skenën, – tha ai më pas, – por, ishte shumë i lodhur nga efektet që më ka lënë infektimi me Kovid”. Në fund, kjo lodhje bëri që të humbiste ndeshjen 5-6. Po flasim për një bilardist të një niveli shumë të lartë sepse Uilliamsi 46-vjeçar është 3 herë kampion i botës, por me Kovidin nuk bëhet shaka.

Sfidanti.al