Pamfleti i Zguros se Skënderbeut, një shuplakë surratit për “çunat e sistemit”

Dëgjojini dhe mos i harroni fjalët e futbollistit korçar Zguro, një rebel i lindur, që prish memecërinë kolektive të shokëve të tij të Superligës, dhe sfidon “djallin” që ka mbërthyer topin prej kohësh”. Protesta e Zguros del nga shpirti, ndryshe nga gjuha e futbollit që del nga goja , ndaj dhe paguhet për të harruar…

” Jetojmë në një kohë ku e vërteta dhemb, ku njerëzit nuk kanë më turp, ku njerëzve nuk u skuqet më fytyra nga turpi, ku servilët ecin para, ku e keqja mbizotëron, ku fjala njeri ka humbur prej kohësh. Zot na ruaj, por s’kemi çfarë bëjmë. Shumica janë kështu dhe duhet të bashkëjetojmë me këta lloj njerëzish, pasi i kemi këtu në planetin tonë, fatkeqësisht…”

Për këto fraza blasfemike, as nuk ka pikë dyshimi, kapiteni Zguro do të përndiqet me ligësi nga inkuizitorët e futbollit, nga ata që mbajnë emrin kamuflues ..Komisioni i Disiplinës. Një komisionin që kurdiset me komandë gjoja për të dënuar dhunën, në fakt, e mbajnë gjallë, ngaqë shefat e tyre vdesin për dhunën…sepse ajo mbush arkën me gjoba, mbush listën e borxhlinjve për ata që falen!

Po me Zguron e Skënderbeut është ndryshe, një rast i “lajthitur” në habitatin tonë. I duhet mbyllur ose qepur goja një futbollisti pamfletist që guxon t’u thotë “zotërve të pafytyrë” se ..e keni bërë futbollin pa turp, ku servilët dhe frikacakët marshojnë para dhe ata që kanë nder duhet të ..vriten me porosi nga lart me anë të Komisioneve, që në këtë rast luajnë rolin e vrasësit me pagesë..

Sfidanti.al