Kumbulla, i vetmi mbrojtës që nuk del nga fusha në triumfin e Romës

U zgjodh të ishte sërish titullar dhe duket se Zhoze Murinjo i ka harruar fjalët që ka thënë për të. Janë të largëta ditët kur Marash Kumbulla u turpërua në fushë, në katastrofën e Romës ndaj Bodo Glimtit, dhe qendërmbrojtësi shqiptar ka fituar besimin e trajnerit. Kumbulla ishte titullar në ndeshjen e Ligës së Konferencës ndaj Zorias së Luhanskut, fituar 4-0, madje ishte i vetmi nga mbrojtësit që Murinjo nuk e nxorri nga fusha. Italianët triumfian me golat e shënuar nga Perez, Zaniolo dhe dy herë Tami Abraham duke qenë në vend të dytë në grup me 10 pikë, 1 pikë poshtë Bodos. Duket se periudha e krizës për shqiptarin 21-vjeçar ka kalur dhe ai mund të ketë një karrierë të mirë në kryeqytetin e Italisë.

Sfidanti.al