Si mund ta mbajë Dortmundi Halandin kur eleminohet nga Championsi?!

Nja dy ditë më parë pati lajme të mëdha se klubi gjerman do të luftonte fort për një rinovim kontrate me sulmuesin norvegjez, me shpresë për të fituar shumë më tepër para nga transferimi i tij, ose ndoshta për ta mbajtur edhe ndonjë sezon tjetër. Të gjitha këto duken shaka pas eleminimit të rëndë nga Championsi, me humbjen 1-3 në fushën e Sportingut. Dortmundi nuk do të vazhdojë të jetë në garën që cilësohet si “pula që bën vezë të arta”, të ardhurat do të kenë rënie, por sidomos imazhi dhe projekti do të marrin goditje. Mediat gjermane shkruajnë se Borusia ka bjerrje të madhe në cilësi, pavarësisht politikës së afrimit të lojtarëve të rinj për t’i transferuar më pas shtrenjtë. Të tills si Sanço, Belingham, Haland apo Mukoko, për të mos përmendur të tjerë, nuk po munden ta bëjnë Dortmundin pretendent për trofe të mëdhenj, siç ishte në kohën e Hicfeldit apo Klopit. Trajneri Roze dhe kapiteni Rojs pranuan gabimet dhe kërkuan falje, por kjo mund të mos bëjë “fajde”.

Sfidanti.al