Mesi ishte “mjeshtri i cirkut” që të gjithë e prisnin në “Etihad”

Ka fatin e keq të mos luajë tek Mançester Siti (ku edhe mund të kishte shkuar), por tek Paris SG, që shumë analistë nuk e cilësojnë skuadër të vërtetë futbolli. Lionel Mesi mori një leksion futbolli nga të besuarit e Pep Guardiolës, por në Angli janë të bindur se superylli argjentinas do të përshtatej shumë më mirë me skemat e ish-trajnerit të tij, sesa me realitetin që ofron sot PSG. Një “9 false” do të ishte e përsosur për Mesin tek Siti, ndërsa publiku në stadiumin “Etihad” mezi priti që ta shikonte në aksion. Siç lajmërojnë të përditshmet angleze, pati shumë fëmijë me fanelën e Mesit me PSG-në, edhe pse ishin tifozë të Sitit, pati shumë njerëz në hotelin “Louri” ku ishte vendosur skuadra franceze, ndërsa u shitën shumë fanela e shalle të Mesit. Argjentinasi e la shenjën e tij edhe këtë herë, ndërsa ishte krijuesi i golit të Mbapesë, dhe sipas specialistëve loja e Paris SG ishte shumë e varur prej tij.

Sfidanti.al