Çelsi i Tuhelit, 31 ndeshje pa pësuar gol nga 50 sfida gjithsej

Ndoshta nuk ka nivelin e shënimit të Mançester Sitit, Bajernit apo Liverpulit, por kur vjen puna për në mbrojtje, kemi të bëjmë me një skuadër shumë të fortë. Çelsi i Tomas Tuhelit është një “bunker”, por që luan futboll të ashpër, fizik dhe kombinativ. Fitorja 4-0 ndaj Juventusit në Champions ishte treguesi më i mirë, ndërsa në 50 ndeshje në stol me Tomas Tuhelin, plot 31 prej tyre kanë përfunduar pa pësuar. Gjithsesi, Blutë e Londrës kanë pësuar 24 rrjeta, më pak se 1 në dy ndeshje, ndërsa kanë shënuar 81, rreth 1.6 për ndeshje. Gjatë kësaj periudhe, Çelsi ka fituar Championsin dhe Superkupën e Europës, ndërsa ndodhet në krye të Premier Ligës. Asnjë skuadër në Europë nuk ka pësuar më pak gola sesa kjo e Tuhelit.

Sfidanti.al