“Karuseli” i trajnerëve, Zidan tek PSG ndihmon Poçetinon në “Old Traford”!

Me njerëz të tillë si Al Helaifi është e vështirë të diskutohet sepse ata nuk i kanë problem paratë, jo më kot drejton një klub që cilësohet “klub shteti”. Gjithsesi, edhe presidenti i Paris SG mund të bindet për të lejuar Maurisio Poçetinon që të largohet për tek Mançester Junajtidi, sepse do ta kishte një alternativë shumë të mirë. Zinedin Zidan, sipas mediave europiane, nuk është aspak i interesuar të shkojë në “Old Traford” duke ia hapur rrugën argjentinasit, por mund të bëhej trajner i PSG-së nëse ky i fundit largohet. Duket se “karuseli” për stolin e Junajtidit mund të ketë një përfundim të lumtur, edhe pse drejtuesit anglezë mund të mos kenë shumë durim për ta pritur. Tabloidët në Londër shkruajnë se “djajtë e kuq” po punojnë që të marrin Brendën Roxhersin nga Leisteri dhe janë gati t’i paguajnë klauzolën prej 8 milionë paundësh stërlina.

Sfidanti.al