Zidani drejt Francës, mëson anglishten sepse frengjishten e ka të vetën!

Emanuel Peti, ish-shoku i tij tek kombëtarja e “gjelave”, ka bërë një analizë për të ardhmen e karrierës së Zinedin Zidanit dhe lajmeve se ish-trajneri i Realit të Madridit i ka hyrë anglishtes. Deri tani, Zizuja ka shkëlqyer në frengjishten e tij, ndoshta edhe në gjuhën algjeriane të origjinës, por po ashtu në spanjisht e deri diku edhe në italisht meqë luajti për Juventusin. Çfarë do të thotë fakti se po mëson anglisht, ndërsa ka shumë zëra se Zidanit mund të zëvendësojë Ole Gunar Solskjerin tek Mançester Junajtidi? “Nuk besoj se ka lidhje me këtë, – thotë Peti, – vetë filozofia e Zidanit dhe përvoja e tij nuk kanë asnjë lidhje me Premier Ligën. Nuk besoj se shkon në Angli, sepse nuk ka luajtur kurrë atje dhe nuk ka lidhje me kampionatin. Anglishten ai e mëson për të ndihmuar karrierën”. Pritet që Zidani të zëvendësojë Didie Deshampin në përfundim të Kupës së Botës vitin e ardhshëm në Katar.

Sfidanti.al