“Gjyshi” Cana, djalin nuk e tregoj se e merrni mësysh

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, vazhdon t’i përgjigjet pyetjeve të tifozëve në Instagram. Një prej tyre ishte, se pse nuk e prezanton djalin e tij Boikenin në media. “Djalin nuk e tregoj në media se është ende i vogël dhe kam frikë se do e merrni mësysh. Kur të rritet dhe pak ju premtoj se do ua tregoj si duket. Unë jam pak me të vjetrën, besoj pak nga ato që kanë thënë gjyshërit tanë”, tha Cana.

Më pas, ish-futbollisti i lindur në Gjakovë, bëri të ditur edhe dëshirën e tij, për sportin me të cilin duhet të angazhohet i biri: “Kam dëshirë që djali të bëhet tenist, madje do doja të bëhej tenisti i parë shqiptar që arrin diçka. Jam tifoz i Federerit, është më i miri në histori”, përfundoi Cana.

Sfidanti.al