Vërtet mundet që Mesi e Iniesta të kthehen tek Barcelona?!

Duket pak e çuditshme për dy emrat legjendarë blaugrana, por presidenti Zhoan Laporta nuk e hedh poshtë si variant. “Kurr nuk dihet se çfarë mund të ndodhë në jetë, – tha Laporta, – kjo ndodhi edhe me Danin (Alveshin), që më parë ka thënë se mosha është vetëm një numër, dhe bëri një sakrificë të madhe që të kthehej. Unë nuk e përjashtoj si mundësi”. Iniesta ka disa vjet që është larguar nga Barcelona dhe luan në Japoni, ndërsa Mesi u largua vetëm verën e kaluar dhe shkoi tek Paris SG në Francë. Ish-kapiteni ishte e pamundur që të mbahej për shkak të rrogës së tij të madhe, edhe pse pranoi ta përgjysmonte. Financat e Barçës janë ende shumë të dobëta me mbi 1 miliardë euro borxhe, por ardhja e Ksavit në stol ka krijuar një klimë shpresë dhe entuziazmi. Laporta bëri një ftesë indirekte për Mesin që të sakrifikonte edhe më shumë nga ana financiare për t’u kthyer në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al