Kupa e Shqipërisë, Egnatia realizon mrekullinë ndaj Kukësit

Kush e priste që një skuadër kaq ambicioze të eleminohej fare shpejt? Ja që i ndodhi Kukësit të trajnerit italian, Longo, i cili u largua nga Kupa e Shqipërisë pa vënë dot këmbët në çerekfinale. Një nga ekipet më të mira të viteve të fundit e pësoi nga Egnatia e Rrogozhinës edhe pse fitoi 1-0. Ndeshja e parë kishte përfunduar 3-1 për të besuarit e trajnerit Gugash Magani. Eleminohet edhe Skënderbeu që nuk mundi dot Bylisin, si edhe ekipi i Superligës, Kastrioti që u mund në fushën e vet nga Flamurtari që aktualisht është në Kategorinë e Dytë.

Grupi A: Teuta-Korabi 2-0, Partizani-Besëlidhja 2-0, Skënderbeu-Bylis 3-2, Tirana-Dinamo (nesër)

Grupi B: Laçi-Tomori 1-1, Vllaznia-Pogradeci 6-1, Kukësi-Egnatia 1-0, Kastrioti-Flamurtari 2-4.

Shorti i çerekfinaleve

Partizani-Tirana/Dinamo, Teuta-Skënderbeu, Flamurtari-Vllaznia, Egnatia-Laçi

Sfidanti.al