Skuadra britanike shkon në provën e fundit të vjeshtës në stadiumin “Princëror” (Principality Stadium) të Kardifit këtë të shtunë me probleme të mëdha. Ekipit kombëtar të regbisë së Uellsit me shumë gjasë do t’i mungojnë plot 19 lojtarë ndaj Australisë, dhe nga këta janë 16 sulmues e 3 mbrojtës. Disa nga sulmuesit kryesorë janë Xhons, Ouens, Tipuriç, Faleto, po ashtu edhe Li e Braun. Shpresa ishte që Roulands dhe Xhon të mund të kalonin dëmtimin në kokë, por kjo nuk pritet të ndodhë. Gjithsesi, trajneri Xhonatan Hamfris deklaroi se “ne jemi aq ngushtë dhe aq poshtë sa nuk mund të bëhet, nuk kemi fare rezerva, por kur të vijë e shtuna do të jemi gati ndaj njërës prej skuadrave më të forta në botë”. Nuk besohet se ndonjë ekipi në çfarëdo sporti mund t’i kenë munguar 19 lojtarë në një ndeshje të vetme.
Sfidanti.al