Është i alarmuar presidenti i Realit të Madridit, madje ka qenë kështu prej disa kohësh. Dështimi (i momentit) i projektit të Superligës Europiane e ka mërzitur jo pak dhe tani vetëm ankohet, diçka që nuk i shkon aspak kreut të klubit më të shquar të futbollit në botë. Së fundmi, ai sulmoi sërish ata që i cilësoi klubet-shtet, të tillë si Paris SG, Mançester Siti, apo tani edhe Njukasëlli. “Do të vijë koha që 30 skuadrat kryesore të Europës do të jenë të klubeve-shtet, – tha Perezi, – ndaj duhet të luftojmë që të mos shkelen parimet e BE-së”. Duke sulmuesi Paris SG pa i përmendur emrin, presidenti madrilen deklaroi se “është më mirë kur merr lojtarët kur përfundojnë kontratat, por sot ka klube-shtet që nuk ta japin lojtarin as kur i ofron 200 milionë euro”.
Sfidanti.al