Sadio Mane, të paktën Klopi e ka një lajm të mirë tek Liverpuli

Këto kohë sikur nisën sërish të grumbullohen “re të zeza” mbi “Anfild”. Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, ka marrë shumë “mandata” për dëmtimet e lojtarëve, dhe Henderson, Milner dhe Eliot janë stërvitur jashtë grupit. Në ndeshjen e fundit të Skocisë u krijua frika nga një dëmtim i lojtarit të krahut, Robertson, por duket se Sadio Mane nuk është aq keq. Pasi u dëmtua në ndeshjen eleminatore të Kupës së Botës në Afrikë, në radhët e Senegalit, sulmuesi u kthye në ekip, por pasi bëri analizat mund të ketë optimizëm. Mane gjithashtu ka dalë në stërvitje, edhe pse nuk është bashkuar në grup. Edhe nëse nuk luan këtë fundjavë, sërish ai mund të kthehet shpejt për Klopin.

Sfidanti.al