Shqipëria u dërrmua, por i paska “sakatuar” yjet e Premier Ligës

Liverpuli është i shqetësuar për Xhordan Hendersonin, Pep Guardiola pret me zemër të ngrirë sesi është gjendja e Xhek Grilishit. Këto janë pasojat e Anglisë pas ndeshjes me Shqipërinë në “Uembli” të cilën e fitoi 5-0. Shqiptarët vërtet u dërrmuan, dhe po ashtu dolën me probleme të mëdha, 4 të pezulluar e të dëmtuar, por edhe “tre luanët” nuk e patën të lehtë. Nga ekipi anglez është tërhequr edhe Rahim Stërling (në foto kundër Gjasulës), por jo për shkak dëmtimi, sesa për një problem familjar. Që përpara ndeshjes me Shqipërinë, Anglia pati mungesa si Maunt, Ljuk Shou, Rashford apo Rajs. Klubet e Premier Ligës janë të shqetësuar për gjendjen, por edhe trajneri Garet Sauthgejt sepse dëshiron që të mos ketë të papritura. Anglia ka nevojë të paktën për një pikë ndaj San Marinos, ndonëse pritet të fitojë sërish me goleadë.

Sfidanti.al