Flasim për sasinë e aksioneve që kanë tifozët në klubet e futbollit në vendin e madh europian. Bundesliga dhe Bundesliga e dytë janë ndoshta të vetmet në Europë tifozët kanë 51 për qind të aksioneve, duke qenë vendimmarrës. Ky rregull është kërkuar që të hiqet nga disa aktorë tepër të pasur në Gjermani, por Liga e Futbollit e ka hedhur sërish poshtë këtë kërkesë. Natyrisht, ka përjashtime kur një “aktor” i tillë investon prej një kohe të gjatë siç ndodhi me Ditmar Hopin e Hofenhajmit, që e fitoi të drejtën për të blerë aksionet në 2015 pas 20 vitesh investimi. Për momentin, nën presionin e tifozëve, futbolli gjerman “nuk lëviz asnjë milimetër” nga formula e vjetër.
Sfidanti.al