Italia me shumë mungesa i trembet një tjetër “Belfasti 1958”!

Ishte hera e parë që Të Kaltrit nuk arrinin në fazën finale të një Botërori dhe e pagoi trajneri Foni që u shkarkua. Ashtu si tani në kohën e Roberto Mançinit, Italia duhej të kalonte ndeshjen e fundit në fushën e Irlandës së Veriut në Belfast. Në stadiumin “Uindsor Park” mjaftonte barazimi, por italianët u mundën 1-2 dhe u eleminuan që në grup ku bënte pjesë edhe Portugalia. Këtë herë në Belfast mund të kërkohet patjetër fitorja, sepse Zvicra mund të fitojë në fushën e vet me Bullgarinë, dhe të dyja skuadrat janë me pikë të barabarta në krye të grupit. Vendi i parë të kualifikon në Katar, ndërsa i dyti të dërgon në plej of. Të Kaltrit kanë shumë mungesa, përveç 3-4 lojtarëve që nuk ishin ndaj Zvicrës, shtohen edhe Bastoni, Kalabria e Biragi.

Sfidanti.al