Olimpia e Milanos, rikthimi i një “mbretëreshe” të koshit europian

Dikur quhej Simak, Trejser, Filips, Armani, por emri i vërtetë i klubit ishte Olimpia. Skuadra kryesore e basketbollit në Itali kishte kohë që ishte larguar nga harta e të mëdhave, ndërsa dikur ishte pretendente e madhe e Kupës së Kampionëve, të cilën e fitoi 2 herë në 1987 e 1988 me legjendën Dino Menegin (sot 71 vjeç). Skuadra e sotme e Milanos po kryeson Euroligën, pra Championsin e koshit madje duke arritur një fitore të jashtëzakonshme me 25 pikë epërsi në fushën e Fenerbahçes në Stamboll. Trajneri Pesina u shpreh i lumtur, ndërsa ndeshja ishte me pikë të vogla, sidomos për turqit dhe përfundoi 68-43, një rezultat që nuk mund të imagjinohet në NBA. “Një garë shumë e madhe në mbrojtje, – tha trajneri, – kemi zotëruar tabelat, bëmë edhe shumë gabime, por gjithsesi bëmë gjuajtje të mira”. Milano kryeson e vetme një Euroligë ku janë Anadolu Efes, CSKA e Moskës, Olimpiakos i Pireut, Barcelona e Reali i Madridit.

Sfidanti.al