Gjermania në alarm: Po sikur të na ndodhë kjo në Kupën e Botës

Me 5 lojtarë mangut për shkak të koronës nuk është diçka e lehtë. Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flik, u duk për herë të parë i lodhur këtë të mërkurë dhe pati arsye. Bashkë me Niklas Zylen që doli pozitiv për koronavirus, në shtëpi u detyruan të kthehen katër lojtarë të tjerë, Xhoshua Kimih, Xhamal Musiala, Serg Gnabri dhe Karim Adejemi, ndërsa pjesa tjetër humbën stërvitjen dhe u vendosën nën rregulla të forta. Për momentin kjo nuk prish ndonjë punë sepse Gjermania ka dy ndeshje relativisht të lehta, dhe është e kualifikuar për në Kupën e Botës në Katar. Por, si i bëhet nëse kjo situatë përsëritet përpara ndonjë ndeshjeje vendimtare? Me shumë të drejtë, Hansi Fliku është i shqetësuar, dhe ndoshta do të detyrohet të kërkojë që të gjithë lojtarët e tij të jenë të vaksinuar.

Sfidanti.al