Lajmet nga Ansu Fatiu janë të mira, Ksavi mund të lehtësohet!

U mendua për një periudhë të gjatë mungese, por do të jetë vetëm 3 javë. Kështu shkruan “El Mundo Deportivo” për kohën e rikuperimit të Ansu Fatiut që e ndihmon shumë trajnerin Ksavi Hernandez. Ish-mesfushori ka marrë “frenat” tek Barcelona shpreson që të ketë sa më shumë lojtarë në dispozicion që të jetë e mundur dhe Fati është njëri nga më të mirët. Natyrisht, mediat spanjolle shkruajnë për 11 në “infermieri” për katalanasit, por gjithsesi çdo rikthim do të jetë i rëndësishëm. Pritet që Fati të jetë në fushë në 20 dhjetor për ndeshjen e La Ligës.

Sfidanti.al