Imobile, Zaniolo e Pelegrini, sa shumë mungesa të “kaltra” për Zvicrën

Nuk është një moment i mirë për Italinë dhe trajnerin e saj, Roberto Mançini. Kampionët e Europës, pasi humbën që në fillim dy lojtarët e Romës, Zaniolo e Pelegrini, tani morën lajmin e tretë të keq. Sulmuesi kryesor Çiro Imobile u detyrua të largohej nga grumbullimi duke humbur ndeshjen ndaj Zvicrës. Një mëkat tjetër pasi përveç Zaniolos edhe Imobile humb mundësinë për të luajtur në stadiumin “Olimpiko” të Romës përballë tifozëve lacialë. Mançini natyrisht që ka lojtarë, pasi Italia ka potencial, por sidoqoftë këto mungesa prishin punë sidomos ndaj një ekipi si Zvicra që ka ndodhur shpesh t’i ketë krijuar probleme.

Sfidanti.al