Ibrahimoviç nuk tërhiqet, dëshiron Championsin dhe një tjetër titull

Synimi është që të vazhdojë për aq sa do të ketë mundësi, dhe nuk ka dëshirë që të ketë pendesa më vonë. Zllatan Ibrahimoviç i ka kaluar të 40-at, por premton se nuk do t’i varë këpucët ende në gozhdë. “Nuk dua të kem trishtim si ata që mendojnë se mund të kishin vazhduar, pasi e kanë lënë futbollin”, – tha superylli i Milanit, ndërsa ndodhet në kombëtaren e Suedisë. Ai shpreson të kapë shpejt 600 golat në karrierë, ndërsa nuk mund ë flitet për të shkuar tek 700-ta ku janë Ronaldo e Mesi dhe ku mund të mbërrijë Robert Levandovski. Ibra ka 11 tituj kampion, pa llogaritur ata që iu hodën me Juven në 2005 e 2006. Nga këta, dy janë në Holandë me Ajaksin, 4 në Serinë A me Interin e Milanin, 1 në La Liga të Spanjës me Barcelonën dhe 4 në Francë me Paris SG. Me 28 trofe, është padyshim një nga futbollistët më shumë fitues në histori, por nuk ia ka dalë kurrë në Champions, si dhe do të donte të kishte 10 tituj në pesë ligat më të mëdha të Europës e të botës, pra në Itali, Angli, Spanjë dhe Francë, ndërsa nuk ka luajtur vetë në Bundesligë.

Sfidanti.al