Për fat do të ketë disa ditë pushim, por nuk dihet nëse do të mjaftojnë. Interi pësoi disfatë ndaj Milanit kur erdhi puna për pasojat fizike të derbit, pasi disa nga lojtarët më të mirë dolën nga fusha “të sakatuar”. Flitet për dy lojtarë të kombëtares së Italisë, si Barela dhe Bastoni, por edhe për yllin e sulmit, Edin Xheko. “Shpresoj të jenë gjëra pa shumë “zarar”, – tha trajneri Inzagi, – kur luhet në ritme të tilla, mund të ndodhë”. Problemi i madh është që pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve për Botërorin, ndoshta në datën 20 nëntor, është sfida e Interit me Napolin kryesues të Serisë A, dhe zikaltërit do të luajnë vetëm për fitore. Veçse, si mund t’ia dalin nëse i mungojnë lojtarë kaq të rëndësishëm?
Sfidanti.al