Klatenburgu kritikohet për finalen e Championsit në 2016, por të paktën është i sinqertë!

Tashmë nuk është më një arbitër dhe në mënyrë krejt normale pranon se ka gabuar gjatë punës së tij të dytë. Anglezi Mark Klatenburg ka qenë një nga gjyqtarët më të mirë dhe më me autoritet në futboll, por edhe ai ishte njeri dhe nuk u shmang nga gafat. Të paktën, ish-gjyqtari i FIFA-s pranon me zemër të hapur se ka gabuar, dhe tregon finalen e Championsit në 2016 mes Realit dhe Atletikos si rastin tipik. “Humba komunikimin me vijërojtësin, – tha ai, – dhe dhashë golin e Sergio Ramosit ndonëse mendoja se ishte pozicion jashtë loje. Më pas, dhashë një penallti për Atletikon për kompensim, ndonëse faulli i Pepes nuk m’u duk aq i rëndë”. Goli i Ramosit për 1-0 të Realit ishte vërtet në pozicion jashtë loje, dhe Klatenburgu pohon se “nëse do të kishte qenë VAR-i, ajo gjë nuk do të kishte ndodhur”.

Sfidanti.al