Edhe Derbi , Tirana–Dinamo na u bë si “Covidi”.. shet maskën e vet!

Disa pikëpyetje për një ndeshje që pretendon se mban emrin ndjellës.. Derbi, siç ndodhi në Kupë kur u përballën Dinamo dhe Tirana. A mund të quhet Derbi një ndeshje kur në fushë janë Dinamo dhe Tirana , ndërsa publiku nuk është në shkallët e stadiumit, madje dukej si një ndeshje e dënuar të luhet “pa gojë”. A mund të quhet Derbi, një dyluftim i rrejshëm ngaqë, nga njera anë thuhej se është për “jetë a vdekje”, në anën tjetër njëri nga ekipet dezerton nga misioni , Tirana në rastin flagrant, e cila dorëzoi armët pa iu dredhur qerpiku. A mund të quhet Derbi një ndeshje ku më shumë dukej sikur ngjarja po ndodhte në një mega-bibliotekë, sesa në një stadium, sa dhe kur e shndërruam në “spital” për vaksinimin, kishte më shumë zhurmë sesa në Derbi..

Për fat, të mirë apo të keq, Tirana me Dinamon do të ndeshen prapë sot. Nastradinët e topit betohen se loja nuk do të ketë maska si në versionin e Kupës, për të cilën ia vlejti të këndohet “pini kupa dhe puthni çupa”. Po kjo ndeshja e kampionatit do të jetë pjesë e zinxhirit të kompromisit midis tyre ? Do të fitoj Tirana këtë herë ? ( sepse në gjueti të ndryshme: njëri ekip është nisur për titull, tjetri për..Kupë)

Sa hap e mbyll sytë u shitën dhe biletat e tribunës së Air Albanias, tribuna e së cilës nuk shet dot bileta më shumë se ajo që kishim tek Qemal Stafa,por jemi besnikë duke kopjuar stilin e “biletashitsve” te kombetares. Dhe kur flitet për para që vijnë nga biletat ndjell me shumë sesa fakti i ligësht .. do të jetë një ndeshje e përgjuar ne çdo minutë për nga morali i sjelljes…

Sfidanti.al