Legjenda kthehet në “Kamp Nou” pas 6 vjetësh, porse tani nuk do të jetë në fushë, por në stol. Ksavi Hernandez është zyrtarisht trajneri i ri i Barcelonës, pasi përfunduan me sukses bisedimet në Katar me drejtuesit e Al Sadit. Vetë Ksavi pati takim me presidentin, dhe ndarja u bë sipas kontratës, pra Barça pagoi klauzolën, ndërsa u premtua bashkëpunim në të ardhmen mes dy klubeve. Al Sadi i uroi sukses ish-trajnerit që do të vazhdojë kontributin në Katalonjë, ku luajti për 17 vjet dhe fitoi 8 tituj kampion në La Liga dhe 4 Champions. Shpresohet që ai të ndryshojë fatet e një ekipi që po “lëngon” këtë sezon duke rrezikuar ende eleminimin nga Championsi dhe duke qenë prapa ekipeve kryesues në kampionat, ndonëse jo në ndonjë distancë tepër të madhe.
Sfidanti.al