Nuk dihet pse është krijuar kjo shprehje, ndërsa “kungujt” mund të ndahen edhe në dy “sqetulla”, por gjithsesi është e goditur. Milani po tregon se nuk është në gjendje që ta bëjë këtë gjë, dhe barazimi i vuajtur ndaj Portos në “San Siro” në Champions ishte prova më e qartë. Portugezët meritonin fitoren duke luajtur shumë më mirë sesa “banda” e trajnerit Pioli, dhe duket se italianët po mendojnë më shumë për titullin në Serinë A sesa për Europën. Njëlloj si Interi i Kontes sezonin e kaluar, që u eleminua në grup në Champions, por që përfundimisht fitoi “skudeton”. Përse ndodh diçka e tilla? Ashtu si Interi, edhe Milani ka shumë kohë për luftuar në dy “fronte”, edhe për titullin edhe për Championsin, e derisa të mësohet do të sakrifikojë në një drejtim. Të dy golat në barazimin 1-1 në “San Siro” i shënoi Porto, fillimisht me anë të Luis Diazit e pastaj me autogolin e Mbembës. Praktikisht, Milani është i eleminuar edhe pse matematikisht edhe ka shpresa.
Sfidanti.al