Pas Argjentinës, plasin të shtënat edhe pranë ndeshjes në Brazil

Këtë herë nuk ishte punë tifozësh, siç ndodhi në sfidën mes Hurakanit dhe Ferros në kategorinë e tretë të futbollit “gauço”. Në kampionatin U20 në Brazili ishte policia që po zhvillonte një aksion kundër kriminalitetit dhe gjatë tij pati shkëmbim zjarri. Gjithçka ndodhi pranë stadiumit në qytetin Makae, në ndeshjen mes Serra Makaense dhe Karapebus. Të shtënat ishin të shumta dhe tronditën lojtarët e rinj, ndërsa ishte momenti kur po merrte ndihmën e parë njëri prej lojtarëve të dëmtuar gjatë ndeshjes. Nuk pati probleme në ndeshje nga të shtënat, përveçse frikës së madhe. Një ditë më parë, një trajner u plagos në Argjentinë nga të shtënat jashtë stadiumit mes tifozëve vendas, ndërsa në Brazil tifozët e Gremios hyn në fushë në ndeshjen ndaj Palmeirasit duke shkatërruar VAR-in.

Sfidanti.al