Kuman u shkarkua si Zhukovi, ndërsa ishte në aeroplan!

Ka mbetur i famshëm largimi nga detyra i mareshalit të famshëm të Ushtrisë së Kuqe, nga ana e udhëheqësit sovjetik, Hrushov. Georgi Zhukov, legjenda e Luftës së Dytë Botërore, ishte në vizitë në Shqipëri, por ndërsa kishte marrë aeroplanin për t’u kthyer në Moskë, Hrushovi vendosi ta shkarkonte si ministër të mbrojtjes. Një fat të tillë e pati Ronald Kuman, tashmë ish-trajner i Barcelonës, të cilin presidenti Zhoan Laporta e shkarkoi ndërsa ishte në aeroplan me skuadrën në kthim nga Madridi. Humbja 0-1 në fushën e Rajos së Vajekanos e zemëroi kaq shumë Laportën saqë ai nuk priti derisa të ulej avioni. Trajneri i Realit, Ançeloti, i doli në krah kolegut duke thënë se “Kumani bëri gjithçka që mund të bëhej”, por fati i holandezit ishte i përcaktuar. Nuk dihet nëse Ksavi do të arrijë të jetë trajner më i mirë.

Sfidanti.al