Le të mos flasim për autogolin sepse ai i ndodh kujtdo. Ishte i pafat Zllatan Ibrahimoviç kur topi iu përplas në kokë dhe përfundoi në rrjetë duke shkurtuar diferencën për Bolonjën në ndeshjen e Serisë A, por veterani e tha në fund fjalën e tij. Sulmuesi suedez shënoi golin që vulosi fitoren 4-2 të Milanit në “Dal Ara” dhe shënoi rrjetën e parë personale pasi mbushi 40 vjeç. Ai po vazhdon me rekordet e tij e nuk dihet se kur do të ndalet. Vetëm Alesandro Kostakurta, Silvio Piola dhe Pieto Vierkovud kanë shënuar në Serinë A në moshë më të vjetër sesa ai. Për më tepër, Ibra shërbeu edhe një asist pra pati një mbrëmje të mirë në Bolonjë.