Me 8 lojtarë në elitën e Italisë kanë kaluar limitet e së kaluarës kur vetëm pak kuqezinj si Tare, Bogdani apo Cana arritën aq lart. Sot në Serinë A ka 8 futbollistë të kombëtares shqiptare, veçse ky sezon ka edhe dritë, por edhe hije. Pas krizës së Rej Manajt, një njeriu që e njeh futbollin italian, pas lënies së stol të dy portierëve Tomas Strakosha e Etrit Berisha, si dhe pas “nxirjes” së Marash Kumbullës nga Zhoze Murinjo, erdhi radha e kuqezinjve të Empolit që të kishin hallet e tyre. Nedim Bajrami sërish nuk luajti në fitoren 4-2 të skuadrës toskane në fushën e Salernitanës, ndërsa Ardian Ismajli shkaktoi autogol për golin e dytë të vendasve. Aspak periudhë e mirë për ta, por që të dy kanë treguar se mund të reagojnë. Bajrami ka qenë lojtari më i mirë i Empolit sezonin e kaluar në Serinë B, ndërsa Ismajli ka luajtur tek Specia edicionin e kaluar në A.
Sfidanti.al