Deri në Çmimin e Madh të kaluar ishte Mercedesi në pozicion më të favorshëm, duke qenë më i shpejtë, ndërsa në SHBA duket se po ndodh ndryshe. Të paktën në provat zyrtare, Red Bulli pati epërsi qoftë edhe të vogël me Maks Verstapenin që zuri vendin e parë duke lënë pas Ljuis Hamiltonin për 2 të dhjetat e sekondës. Në vend të tretë doli Sergio Perez po i Red Bullit, që konfirmoi se makinat austriake janë rikthyer Valteri Botas doli i katërti me Mercedes, por do të niset nga vendi i 9-të sepse ndryshoi motor. Ferrari këtë herë ishte më mirë se Meklareni. Gjithsesi, dueli është Verstapen-Hamilton dhe u duk se piloti anglezi bëri një paraqitje të madhe përballë epërsisë së makinës së rivalit. “Bëra maksimumin, – tha Hamiltoni më pas, – më shumë se kaq ishte e pamundur, por kemi shpresë në garë”. “Ishte një konkurrim i jashtëzakonshëm, – tha Verstapeni, – punbliku ishte shumë i kënaqur. Njerëzit duan që të shohin garë mes nesh”.
Sfidanti.al