Problemi i Junajtidit? Liverpuli shënon 3 gola e sipër 8 ndeshje radhazi!

Statistikat nuk gënjejnë ndonëse nuk mjaftojnë për të fituar sfidën e radhës. Kur shikon ato të Liverpulit jashtë fushe kupton sesa e fortë është skuadra e kuqe në këtë periudhë, ndërsa të dielën përballet e Mançester Junajtidin në “Old Traford”. Në 8 ndeshjet e fundit ekipi i Jurgen Klopit ka shënuar të paktën 3 gola. Në shtatë të fundit, ka arritur në 25 gola, që do të thotë gati katër për çdo sfidë. Nga ana tjetër, Junajtidi i Solskjerit është një ekip që pëson shumë, siç ka ndodhur në Premier Ligë ndaj Leisterit, apo siç ka ngjarë në Champions kundër Jang Bojsit, Vijarrealit dhe Atalantës.

Sfidanti.al